Kryebashkiaku Erion Veliaj ka inspektuar punimet që po kryen për sheshin “Skënderbej” në Tuz të Malit të Zi, i cili po financohet nga Bashkia e Tiranës.
Gjatë vizitës në shtetin fqinj, Veliaj shprehu gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve, duke shtuar se Bashkia e Tiranës do të financojë edhe projekte të tjera në Malin e Zi.
Veliaj tha se investimet që kryen nga Bashkia e Tiranës do të ndihmojë në rritjen e sektorit të turizmit në Tuz.
Teksa vlerësojë kontributin e Bashkisë së Tiranës, kryetari i Komunës së Tuzit, Liridon Gjelaj tha se punimet për sheshin “Skënderbej” priten të përfundojnë më 28 Nëntor.
Në takimin me kryetarin e Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, Veliaj u zotua se Bashkia e Tiranës do të japë kontributin e saj për financimin e Muzeut të Detit.
Gjatë vizitës, në cilësinë e Presidentit të Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit, kryebashkiaku i Tiranës u prit në takim dhe nga Presidenti, Kryeministri dhe Zv/Kryeministrin malazez.
Klan News