Klan Kosova

ka siguruar vendimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, me të cilin refuzohet kërkesa për paraburgimin e dy policëve, të dyshuar për asgjësimin e provave në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviç.

Në dokumentin që mban emërtimin e Republikës së Kosovës në tri gjuhë, por që ai në shqip është shkruar me gabime, gjyqtarja e procedurës paraprake Lidija Vuquroviç, ka pranuar se gjatë shqyrtimit gjyqësor janë konstatuar shkeljet dhe lëshimet e të dyshuarve.

Mirëpo, sipas saj, Prokuroria me asnjë rrethanë apo fakt nuk e ka vërtetuar kërkesën e saj, se Dragisha Markoviç dhe Zharko Jovanoviç, mund të ndikojnë në dëshmitarë, apo të dëmtojnë dëshmitë.

Për më tepër, ajo e ka konsideruar të pabazë arsyetimin e Prokurorisë, se të dyshuarit mund të përsërisin veprën penale për të cilën janë arrestuar. Në vendim, thuhet se vepra e bërë në këtë rast, nuk ka mundësi të përsëritet më.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”410″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

/klankosova