Në të paktën tre raste Shqipëria është bërë shënjestër e dezinformimit nga Rusia e Irani. Ka qenë ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, i cili nga Komisioni i Posaçëm për Dezinformimin foli me shembuj konkret, ku tha se ambasada Ruse në Tiranë dhe udhëheqësi i Iranit Ayatollah Khomeini në vitin 2020 kanë dezinformuar duke përdorur taktika mashtrimi për të manipuluar opinionin publik.
“Vendi ynë është bërë shënjestër e propagandës kesqadashëse dhe dezinformimit nga Irani e Rusia. Shpeshherë nga këto vende nga Rusia e Irani jemi vënë në shënjestër me etiketime nga më të ndryshmet e këto deklarata që fillojnë fillimisht në mënyrë zyrtare replikohen në platforma online nga specialist të paparë”, tha ministri Vengu.
E teksa pohon rritjen e rrezikut që vjen nga ky fenomen, Vengu i mëshon nevojës për ngritjen e një rrjeti për një reagim proaktiv, model i ngjashëm me atë të disa vendeve të NATO-s.
Tv Klan