U akuzuan për dhënien e pensioneve për 19 mijë persona
Ish-kryeministri Agim Ceku së bashku me anëtarët e tjerë të komisionit për verifikimin e veteranëve të luftës së UÇK-së janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata lidhur me rastin e veteranëve të rremë të luftës. Ceku e ka quajtur të drejtë vendimin, por njëjtë nuk mendon Ehat Miftaraj drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi.
Ai e quan këtë vendim të padrejtë meqë sipas tij, “veteranët e rremë” janë dënuar me burgim dhe kthim të mjeteve nga Gjykata të ndryshme në Pejë, Prishtinë e vende të tjera, ndërsa anëtarët e komisionit që i kanë verifikuar atë janë shpallur të pafajshëm.
Sipas aktakuzës së përgatitur nga ish-prokurori Elez Blakaj personat e përfshirë në aktakuzë dyshoheshin se duke përdorur pozitën e anëtarëve të komisionit me qëllim të përfitimit rreth 19 mijë “veteranë të rrejshëm” që nuk i plotësonin kriteret ligjore ishin futur në listat e veteranëve dhe përfitonin pensione nga shteti.
Tv Klan