Një mbledhje e tensionuar dhe me shumë debate ka qenë ajo e ditës së sotme në Komisionin e Medias në seancën dëgjimore lidhur me prishjen e Teatrit Kombëtar ku të pranishëm ishin ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj. Mes këtij të fundit dhe kryetares së Komisionit Albana Vokshi ka pasur një debat të ashpër me njërit-tjetrin.
Një pjesë nga debati:
Albana Vokshi- Mos bëj zhurmuesin. Mbylljani mikrofonin… E ka ministrja fjalën. Nëse doni të dëgjoni po ju lejoj.
Erion Veliaj- Më ke ftuar vetë në Komision…
Albana Vokshi : Nuk të del 24 orë me mashtrimet e tua të bësh reklamë. Mbylle, do thërras oficerët t’ju nxjerri përjashta. Ndërpritet mbledhja e Komisionit.
Erion Veliaj: Siç sulmove sheshin, doli më i bukur, siç sulmove Pazarin, doli më i bukur.
Albana Vokshi :Mos na prish mbledhjen e ditës. Nxirreni përjashta.
Më pas kryetarja Vokshi ka kërkuar ndërprerjen e seancës për 5 minuta.
/tvklan.al