Kreu i PD-së Sali Berisha ka vizituar nënkryetarin e kësaj force politike Agron Gjekmarkaj te Spitali i Traumës. Ai bëri me dije se “Gjekmarkaj po merr ndihmën e parë dhe natën e sotme do qëndrojë nën vëzhgim.”
Më tej theksoi se demokrati është rrethuar nga 15 policë me urdhër direkt nga kryeministri Edi Rama.
“Humbi ndjenjat për më shumë se 7 minuta, ështrë goditur nga kriminelët profesionistë.”
Edhe pse Policia e Shtetit mohoi akuzat për dhunë, Berisha vijoi me pretendimin e tij për këtë rast.
“Është rrethuar në mënyrën më të pakonceptueshme nga 15 policë, nga të cilët 3 prej tyre janë shefa komisariatesh. Është urdhëruar nga Edi Rama. Pse do humbiste ndjenjat ai?!”, deklaroi kryedemokrati.
Më poshtë, një foto e Gjekmarkajt i cili aktualisht ndodhet i shtruar në spital:
/tvklan.al