Mungesa e energjisë nuk pompon ujin në Ujësjellësin e Bërdicës
4 mijë banorë të 4 fshatrave në Shkodër kanë mbetur pa ujë të pijshëm për shkak të vjedhjes së transformatorit që shërbente për pompimin e ujit në ujësjellësin e Bërdicës.
Inxhinieri i ujësjellës kanalizime në Shkodër Lazër Pema thotë se dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm. Ndaj ai ka një apel për gjithë banorët e kësaj zone që të mos dëmtojnë stacionet e ujësjellësave dhe të raportojne nëse hasin persona që kryejnë akte të tilla.
Lazer Pema: Të vihet dorë kaq kollaj, të vidhen ose preken stacionet tona ujore është një dëm shumë i madh që i bëhet popullatës dhe furnizimit me ujë. Do mundohemi shumë shpejt ta rregullojmë. Është një situatë emergjente për ne, po mundohemi ta kryejmë sa më shpejt.
Brenda tre viteve të fundit ky transformator elektrik në stacionin e ujësjellësit të Bërdicës është vjedhur tri herë.
Klan News