E pozicionuar “në këmbët e kodrave” panoramike të Selitës dhe me pamje nga parku i madh i liqenit, i cili ndodhet vetëm 400 metra larg, rezidenca “Green Valley” e ndërtuar në “Orion Construction” ofron një ndërthurje të arkitekturës moderne dhe ekskluzivitetit në një përvojë të paharrueshme të një jete luksoze.

Kjo rezidencë ofron një akses të lehtë në Unazën e Madhe të Tiranës dhe ndodhet vetëm 4.7 kilometra larg nga qendra e kryeqytetit me të cilin lidhet lehtësisht dhe nëpërmjet transportit publik.

Në emisionin “Me Çelësa në Derë” pasditen e kësaj të shtune menaxheri i shitjeve të “Green Valley-Orion,” Jordi shpjegon me detaje të gjitha facilitetet që ofron rezidenca. Bashkë me moderatoren e programit Orinda Huta, ata vizitojnë oborret e gjelbëruara dhe apartamentet luksoze dhe të arreduara bukur të rezidencës.

“Rezidenca ndodhet vetëm 5 minuta larg në këmbë nga Liqeni Artificial. Ne jemi me 85 apartamente dhe 46 vila, e gjithë rezidenca zhvillohet në tre faza. Aktualisht jemi në fazë 1-2 që është pak më e avancuar dhe jemi në dorëzimin e apartamenteve,” shpjegon Jordi.

Ndryshe nga rezidencat e shumta që kemi parë me pallate të larta që numërojnë dhjetëra kate, “Green Valley” ofron godina të vogla vetëm 3 katëshe, të cilat ofrojnë nga 2 apartamente për çdo kat. Apartamentet janë të tipit 2+1 dhe 3+1 të cilat ofrojnë një pamje të mahnitshme nga Liqeni Artificial i Tiranës./tvklan.al