Në çdo puntatë të emisionit “Me Çelësa në Derë” në Tv Klan, në çdo skaj të Tiranës, moderatorja Orinda Huta e stiluar dhe e veshur bukur ka vizituar nga afër çdo vilë, rezidencë dhe apartament.
Për hir të së vërtetës e kemi parë dhe në çdo kantier ndërtimi, me kapele dhe jelek duke vëzhguar me detaje çdo element të çdo rezidence, vile apo apartamenti. Do të ishte gënjeshtër nëse nuk do përmendej, pasi në çdo vend ku ka shkuar moderatorja ka qenë gjithmonë me taka, madje dhe në kantieret e ndërtimit.
Dhe nëse të gjithë përmes ekranit kemi pyetur me veten se si ka mundësi, apo pse? Orinda Huta me dy fjali jep përgjigjen e “prerë”.
“Unë do të jem në çfarëdolloj kantieri me taka,” ka thënë moderatorja.
“Ore ku shkon Orinda me këto taka? A e dinte që do të vinte në një kantier ndërtimi?”
Orinda Huta: Dëgjo këtu e di që e ke pasur këtë problem edhe në puntatat e kaluara. Unë do të jem në çfarëdolloj kantieri dhe me taka çdo herë, kështu që qetësohu nga kjo anë./tvklan.al