Mohamed Salah do të jetë pa kontratë verën e ardhshme pas përfundimit të marrëveshjes me Liverpool teksa egjiptiani ende nuk e ka dhënë shenja për të zgjatur qëndrimin në Premier League.
Salah ka dhënë prova se ka qenë një nga afrimet më të mira të Liverpool-it që e bleu nga Roma për 34 milionë Paund në vitin 2017.
Ai ende performon në nivelin më të lartë dhe trajneri Arne Slot ka të ngjarë të kërkojë ta mbajë në klub. Liverpool refuzoi një ofertë prej 150 milionë paundësh nga Al-Ittihad verën e kaluar.
Por verën e ardhshme, Salah si lojtar i lirë, do të jetë zot i vetes. Ai ka deklaruar se nuk po mendon për të ardhmen dhe se do të shijojë deri në fund marrëveshjen e tij me Liverpool, por me gjasë ky është një sinjal për të gjitha ekipet që do të kërkojnë shërbimet e tij, edhe ai vetë parapëlqen Ligën Arabe.
Salah, 32 vjeç, ka shënuar 213 gola dhe 90 asiste në 351 ndeshje me Liverpool-in.
Tv Klan