Shqipëria gëzon mbështetjen e plotë të Çekisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ky ishte mesazhi që dha kryetarja e Dhomës së Ulët të parlamentit çek, Marekta Adamova, gjatë fjalimit në parlamentin shqiptar, duke shtuar se Praga zyrtare mbron dhe është avokate e për përparimin e shpejtë te Shqiperise në rrugën e anëtarësimit në BE.
“Ne kemi besim se aftësitë e kombit do të shfrytëzohen plotësisht për të arritur objektivin për anëtarësim deri në vitin 2030. Megjithatë kjo vendosmëri duhet të tregohet nga të gjitha segmentet në peizazhin politik shqiptar, veçanërisht nga pala qeverisëse dhe opozita parlamentare. Respekti për pavarësinë politike, prokurorinë dhe gjyqësorin dhe puna e tyre e paanshme janë gjithashtu pjesë e gatishmërisë”.
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali tha se Shqipëria është mirënjohëse për këtë mbështetje pa rezerva nga ana e Çekisë.
Adamova gjatë vizitës së saj zyrtare në Tiranë, zhvilloi edhe një takim më vete me kryetaren e Komisionit Parlamentar për Integrimin, Jorida Tabaku.
Tv Klan