Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një vizitë në kampin ushtarak amerikan të “Bondsteel”.
Osmani ka mbajtur një fjalë para ushtarëve amerikanë dhe ka thënëse SHBA është mik i cili ka treguar përkushtim ndaj Kosovës.
“Kosova ka shënuar 12 vjetorin e pavarësisë dhe 21 vjetorin e çlirimit dhe askush nuk e kupton më mirë vlerën e lirisë sesa qytetarët e Kosovës”, u shpreh ajo.
Më tej presidentja në detyrë shtoi se uniforma ushtarake ka qenë ëndërr për shumë qytetarët të Kosovës dhe se “pa mbështetjen e SHBA-së nuk do të ishte i mundur formimi i Ushtrisë së Kosovës”.
Në fund falënderoi SHBA për angazhimin që ka në Kosovë për sigurinë dhe stabilitetin e vendit, por dhe të rajonit./tvklan.al