Lajme Arkiva 2003

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Vlorës Vladimir Fejzo mund të jetë surpriza e zgjedhjeve vendore 2003. Siç e konsideron veten vlonjati i vendosur për fitore.

Programi elektoral është më se i qartë. Tashmë u bë bajat të thuhet më që unë do të bëjë ujësjellës, kanalizime, rrugë a ku ta di unë. Slogani im do të jetë “Bashkohuni me mua për fëmijët tanë” dhe besoj se është shumë i qartë mesazhi për të cilin unë kam detyrime.

Vladimir Fejzo: Fejzo rrjedh nga një familje komunistësh të ndershëm. Është jurist dhe ekonomist. La qenë deputet dhe gëzon kredibilitetin kombëtar biografia e tij është shtylla kryesore e bashkisë së Vlorës. Sepse artistët dhanë rezultat dhe fakti më konkret është Edi Rama në Tiranë. Unë nuk do të them se do të bëhem si Edi Rama, por do të them se do të bëhem si Vladimir Fejzo për ta bërë më bukur seç e bëri Edi Rama Tiranën. Të dy kemi qenë në të njëjtin fakultet. Herën e parë nuk isha unë që kandidova, ishin të tjerët që më futën në lojë për të kandiduar dhe unë për të respektuar rregullat e lojës sot kërkoj nga ata të respektojnë rregullat e lojës ndaj meje atëherë ata detyrimisht do të më lënë në rrugë dhe detyrimisht do të më lënë. I bëra thirrje të gjitha partive politike që të bënin aleancë me mua dhe atëherë u përgjigj vetëm Partia Socialdemokrate mos të gabohem ku morra dhe koston e humbjes. U klasifikova i treti. Kam marrë 4500 vota atëherë kur thash që ekonomia ishte në nivele të larta dhe thashë se pushteti duhet të konsumojë, domethënë konkurrentëve të mi u bien votat, do të ketë shumë rrjedhje dhe votat do të vijnë drejt meje sepse në fund të fundit e kam mbështetur fushatën mbi bazën e veteranëve të luftës, mbi bazën e bizneseve dhe intelektualëve dhe të gjithë rinisë vlonjate që më ka dhënë mbështetje që herën e parë. Prandaj unë mendoj se do të jem fituesi dhe surpriza e kandidimit të zgjedhjeve të pushtetit vendor. Domethënë për herë të parë në Shqipëri do të ketë një kandidat të pavarur që do të arrijë  bashkinë dhe kjo do të jetë Vlora, Vlora që çoi këta në pushtet./tvklan.al