Java e 17 e Superligës do të nisë të luhet këtë të shtunë dhe duket se ndeshja Elbasani – Vllaznia është më interesantja. Shkodranëve iu duhet të bëjnë kthesën pas dy humbjesh radhazi.
Thomas Brdariç: Duhet të flasim më pak dhe të tregojmë performancë më të mirë. Stërvitja që kemi bërë është që të kemi sa më shumë ekuilibër. Në kushtet që kemi duhet të fokusohemi në gjërat më të rëndësishme. Duket të japim më shumë energji, me më shumë agresivitet, të luftojmë taktikisht. Duhet të gjejmë momentin për ta kthyer situatën në favorin tonë.
Por Elbasani ka një trajneri të ri. Në dy ditë, nuk priten shumë ndryshime nga Ivan Gvozdenoviç, por verdheblutë do të tregojnë ambicjet e tyre.
Egnatia-Skënderbeu dhe Laci-Dinamo janë dy ndeshjet e tjera të së dielës.
Tv Klan