Vllaznia mori një fitore të vështirë ndaj Laçit, me rezultatin 2-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Superligë.
Shkodranët iu falën dy golave të shënuar nga Dodaj dhe Delaj në pjesën e dytë, për të marrë një fitore të rëndësishme dhe me vlera.
Në krahun tjetër, Laçi shënoi golin e vetëm me Bullarin, ndërsa provuan deri në fund të barazonin, por pa sukses.
Me këtë fitore, Vllaznia merr përkohësisht vendin e parë në renditje me 31 pikë në pritje të rivalëve të tjerë, ndërsa Laçi mban vendin e tetë me 17 pikë. /tvklan.al