Tirana-Teuta, e mbyllur në barazim pa gola, ishte ndeshja e fundit për javën e 17-të në Superligën shqiptare.

Pas rezultateve të kësaj jave, ka pasur edhe ndryshime, sa i përket klasifikimit. Vendi i parë mbahet nga Egnatia, që kryeson me 30 pikë, duke përfituar pas humbjes së Partizanit, me të kuqtë që renditen të dytët.

Katërshja plotësohet nga Dinamo dhe Vllaznia me nga 28 pikë. Ne vendin e pestë renditet Elbasani, me 21 pikë të grumbulluara, ndërsa ndjekin Teuta me 19 pikë dhe Tirana me 18 pikë.

Laçi mban vendin e tetë me 17 pikë, 1 më shumë se Bylisi i vendit të nëntë. Skënderbeu ka zbritur në vendin e fundit në renditje, me vetëm 14 pikë të grumbulluara në 17 javë kampionat.

Renditja pas javës së 17-të

/tvklan.al