Vllaznia regjistroi fitoren e dytë radhazi, pasi mposhti 2-0 Skënderbeun, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Superiore.
Shkodranët zgjidhën gjithçka shumë shpejt, me golat e Balajt në minutën e 15-të dhe Dodajt në minutën e 20-të.
Sukses i rëndësishëm për kuqeblutë, që ngjiten në vendin e parë me 21 pikë dhe janë në pritje të Partizani, që ndodhet në vendin e dytë me 20 pikë, por kanë ndeshjen me Teutën për të luajtur.
Në krahun tjetër, nuk ka qetësi te Skënderbeu, që pas kësaj humbje, mban vendin e tetë në renditje me 11 pikë të grumbulluara.
Në ndeshjen e radhës, Vllaznia sfidon Egnatian, ndërsa Skënderbeu përballet me Teutën në Durrës. /tvklan.al