Pas manifestimit sensibilizues para Parlamentit Europian, deputetët e PD kanë vijuar takime me eurodeputetët në Strasburg.
Deputetja Albana Vokshi e cila ishte pjesë e këtyre takimeve tha se eurodeputetët janë informuar për shkeljen e kushtetutës në vendin tonë si dhe për arrestimet që sipas demokratëve po bën drejtësia me urdhër të kryeministrit Edi Rama në radhët opozitës.
Deputetja thotë se pasi u njohën me kauzat e opozitës, eurodeputetët kanë shprehur mbështetjen për demokratët.
Të mërkurën një grup deputetësh demokratë me pankarta në duar në gjuhën angleze me akuza ndaj qeverisë “Rama” zhvilluan” manifestimin sensibilizues para Parlamentit Europianë, ndërsa një grup tjetër zhvilloi disa takime me europarlamentarë brenda këtij institucioni.
Pas kthimit nga Strasburgu, demokratët do i rikthehen aksionit në parlament si dhe përgatitjeve të protestës së 29 Tetorit, ku synohet bllokimi i rrugëve kryesore në disa qytetet të vendit.
Klan News