Florian Përvathi u dorëzua në polici dhe i orientoi për krimin e kryer
17-vjeçari Florian Përvathi e kishte hartuar prej kohësh planin për hakmarrjen e të atit të vrarë në vitin 2009. Adoleshenti i cili ekzekutoi fqinjin e tij Lek Lekgjonaj ka deklaruar në polici se ishte pajisur me armë prej të paktën 1 viti, por pa treguar se si e kishte siguruar pistoletën me mulli me të cilën kreu vrasjen.
Pas ngjarjes i riu ka shkuar tek zyra informacionit në Komisariatin e Policisë Lezhë ka lënë armën mbi tavolinë dhe i traumatizuar e gjendje të rënduar psikologjike ka thënë se kishte qëlluar me armë. Menjëherë blutë janë vënë në lëvizje dhe të orientuar nga i riu të cilin e morën me vetë kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Aty gjetën të vrarë 65-vjeçarin Lek Lekgjonaj, vëllai i Ndue Lekgjonaj, që i vrau babanë adoleshentit në 2009, kush ishte vetëm 4-vjeç.
I riu, i cili të hënën qëlloi për vdekje me 65-vjeçarin Lek Lekgjonaj duke marrë hakun e babait të tij nuk ka shfaqur pendesë para policisë. Gjatë marrjes në pyetje ai u shfaq në gjendje të rënduar psikologjike, por jo i penduar. Ai nuk ka dhënë shumë shpjegime për krimin e kryer, ndërsa këtë të mërkurën pritet të dalë para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë.
Prokuroria mësohet se ka kërkuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale vrasja me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.
Klan News