Skënder Krasniqi është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore e Prishtinës për vrasjen e të birit, Albert Krasniqit. Bëhet e ditur se Skënder Krasniqi është dënuar se 3 vite e 5 muaj burg për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.
“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit S.K për veprën penale Vrasja nga pakujdesia nga neni 175 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I akuzuari S.K është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) vite e pesë (5) muaj, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi. Koha e kaluar nën masën e paraburgimit për të pandehurin do të llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim prej datës 27.01.2021”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se më 27 janar të këtij viti, biznesmeni Skënder Krasniqi vrau me armë zjarri djalin e tij Albert Krasniqi. Alberti ka qenë një personazh i njohur për publikun shqiptar./tvklan.al