Ngjarja e djeshme në Kosovë ka tronditur publikun. Biznesmeni Skënder Krasniqi vrau me armë zjarri djalin e tij Albert Krasniqi pas konflikteve të vazhdueshme që kishin në familje. Pasi i ati zbrazi karikatorin mbi djalin e tij ka njoftuar policinë. Gjithashtu thuhet se disa ditë më parë Alberti i ka dhënë fund martesës me ish-Missin e Kosovës Besa Gashi me të cilën ka dhe një vajzë dhe madje dyshohej që kishte ushtruar dhunë ndaj saj, kjo mendohet se ishte edhe arsyeja që ishte në kërkim. Dyshohet se pas një konflikti me babain, i cili i kërkonte të dorëzohej autoriteteve, ka ndodhur përplasja mes tyre, që çoi në vrasje.

Por gazetarja Qendresa Tërshani nga Kosova në një lidhje direkte me emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka hedhur poshtë këtë version dhe shprehet se familjarët së bashku me xhaxhain e Albertit, Ismet Krasniqi kanë deklaruar se vrasja ishte aksidentale.

“Sot ka ndryshuar gjithçka pasi familjarët pak më herët kanë deklaruar që vrasja ishte aksidentale. Varrimi i Albertit u bë para disa orësh dhe Ismet Krasniqi që është xhaxhai i Albertit ka deklaraur se vrasja është bërë në mënyrë aksidentale, pa dashje. Sipas xhaxhait Alberti ka blerë një revole dhe ka dashur t’ja tregojë babait të tij. Babai e ka marrë revolen duke e shikuar se çfarë revole është dhe pa e ditur që brenda revoles ka një plumb dhe pa dashje e ka shkrepur atë në drejtim të Alberit dhe kështu ka ndodhur dhe vdekja e Albertit. Ky është versioni i familjes për këtë ngjarje derisa organet e rendit dhe policia ende nuk ka dhënë ende ndonjë detaj lidhur me këtë ngjarje, kanë treguar vetëm se në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri e cila është marrë nga policia, është gjetur një karikator, një gëzhojë dhe 3 fishekë”, është shprehur gazetarja. /tvklan.al