Ngjarja e djeshme në Kosovë ka tronditur publikun. Biznesmeni Skënder Krasniqi vrau me armë zjarri djalin e tij Albert Krasniqi. Alberti ka qenë një personazh i njohur për publikun shqiptar. Ai shkaktoi mjaft zhurmë në vitin 2016 kur pati një sherr me reperin e njohur Noizyn të cilin e plagosi në mes të Prishtinës. 2 vite më vonë të dy u pajtuar, por gjykata i dënoi.

Alberti ka pasur miq shumë VIP-a ku përmes rrjeteve sociale kanë shprehur trishtimin dhe dhimbjen e madhe për ikjen e tij nga kjo botë.

Reperi Gold Ag ka publikuar në rrjetet social një foto që ka dalë me Albertin dhe Skënderin, por nuk e ka shoqëruar me asnjë fjalë, përveçse me dy emoji me lot që shpreh trishtimin e madh që ndjen.

Getinjo ka publikuar një foto të vjetër me Albert Krasniqin dhe shkruan: “Zoti ju forcoftë familja Krasniqi. Shpirti në paqe Albert!

Këngëtar Trim Jetullahu ka publikuar një fotot se bashku me Albertin dhe shkruan: “Nuk kam fjalë. U prehsh në paqe shoku jonë Albert. Do të kujtojmë gjithmonë”.

Ndërsa reperi Stresi në rrjetet e tij sociale ka shpërndarë një foto që ka dalë së bashku me Albertin dhe shkruan: “Kush të ka njohur t’ka dashur, me deshte dhe të deshta Albert ! Kjo botë është e fëlliqtë shihemi në botën tjetër.  Zoti është i madh!

Për vrasjen e Albertit ka reaguar Cozman dhe Ledri, ku të tre ishin pjesë e grupit “Babastars” dhe janë larguar për shkak të pakënaqësive në periudha të ndryshme.

U prehsh në paqe vëllai im! Fjalët nuk mundet ta përshkruajnë atë që ndjej tani “, ka shkruar Cozman në një foto të publikuar në rrjetet sociale me mikun e tij të vjetër.

Edhe Ledri ka publikuar një foto me të ndjerin dhe përkrah saj ka shkruar: “I lehtë të qoftë dheu Brada”.

Sipas mediave kosovare, Albert Krasniqi u vra nga babai pas konflikteve të vazhdueshme që kishin në familje. Pasi i ati zbrazi karikatorin mbi djalin e tij ka njoftuar policinë. Gjithashtu thuhet se disa ditë më parë Alberti i ka dhënë fund martesës me ish-Missin e Kosovës Besa Gashi me të cilën ka dhe një vajzë. /tvklan.al