Trajneri i ri i Barcelonës, Xavi Hernandez e bëri të qartë që në fillim se dëshiron të revolucionarizojë ekipin, duke u fokusuar te “rendi dhe rregullat”. Ish-mesfushori i blaugranave ka folur për disiplinën që do t’i imponojë skuadrës së tij përmes një sërë rregullash që i ka mësuar dhe respektuar si lojtar.
Gazeta spanjolle “AS” ka zbuluar të 10 rregullat që Xavi ka në mendje për të ndryshuar Barcelonën. Gjithçka do nisë që në stërvitje, ku ajo do startojë në orën 9 e 30 të mëngjesit, rreth 1 orë e gjysmë më shumë se ajo që praktikohej më parë.
Sigurisht ndryshimi i orës prek edhe stafin teknik, që do shkojnë më shumë se dy orë përpara seancës. Gjatë saj do aplikohen edhe gjoba për faulet e kryera në stërvitje, por edhe për ata që vijnë vonë, duke filluar me nga 100 euro për ta rritur pas çdo përsëritjeje. Lojtarët dhe stafi do konsumojnë drekën në ambientet e klubit, sipas një diete strikte.
Xavi do të jetë i vëmendshëm ndaj aktivitetit të jashtëm të skuadrës pranë ndeshjeve, teksa shumë udhëtime private për lojtarët e Barcelonës do të reduktohen, por edhe aktivitetet që janë të rrezikshme. Kampioni i Botës dhe Europës kërkon gjithashtu që të gjithë lojtarët të ruajnë imazhin e klubit, ku sigurisht duhet të respektojnë rregullat dhe të ndërveprojnë me tifozët.
Klan News