Taulant Xhaka dhe Amir Abrashi janë dy nga futbollistët që nuk do të jenë pjesë e Kombëtares për miqësoren e së martës me Bosnje Hercegovinën në Elbasan.
Ata nuk udhëtuan me ekipin drejt Shqipërisë. Të dy nuk qëndruan në stol duke mos luajtur për asnjë minutë në sfidën me Italinë.
Pakënaqësitë për mosakstivizim apo tjetër situatë. Trajneri Gianni De Biasi u pyet për këto mungesa nëse ka ndonjë konflikt në konferencën e zhvilluar të shtunën në Durrës.
Gianni De Biasi (Trajner i Kombëtares): Nuk ka asgjë të vërtetë. Xhaka ka probleme, Abrashi u largua pasi ka probleme me gjurin e djathtë. Nuk ka asnjë lloj kërcënimi në këtë moment.
De Biasi tha dera e Kombëtares mbetet e hapur për këdo dhe se asnjë nuk është i pa zëvendësueshëm. Miqësorja e së martës me Bosnje Hercegovinën do të shikojë gjendjen e lojtarëve, por edhe për të rinj që do të vlejnë për të ardhmen. Në këtë përballje janë thirrur Afrim Taku dhe Kejdi Bare.
Tv Klan