Në vitin 1995, një video që tregonte “autopsinë e një alieni” tronditi botën dhe mori miliona shikime.
Tani regjisori i filmit “autopsia e alienit” ka zbuluar se si ky produksion mashtroi gjithë botën.
Spyros Melaris thotë se trupi në film ku pretendohet se është një alien i kapur nga qeveria amerikane në vitin 1947 dhe po ekzaminohet, në fakt është një person që u qëllua për vdekje në një apartament në Londër.
Për realizimin e asaj video janë përdorur efekte speciale në ndriçim. Melaris deklaroi gjithashtu se ata përdorën edhe organe të përdorura të lopës dhe qingjit, që i morën nga një kasap.
Ai thotë se ky film për të ishte shaka dhe argëtim, por doli përtej pritshmërive. Pjesa më e madhe e publikut e besuan këtë videon dhe e vlerësuan si një provë për ekzistencën e alienëve.
/tvklan.al