Autoriteti Irlandez i Aviacionit Civil ka nisur hetimet pas raportimeve për drita të shndërritshme në brigjet jugperëndimore të Irlandës.
Hetimi nisi pas raportimeve më 9 Qershor kur një pilot i British Airëays kontaktoi kullën e kontrollit ajror. Piloti kërkoi informacion nëse në zonë kishte stërvitje ushtarake, pasi raportoi se pa një objekt të “lëvizte shumë shpejt”. Kulla e kontrollit ajror njoftoi se nuk kishte asnjë stërvitje ushtarake në zonë.
Piloti që fluturoi nga Kanadaja në Britani të Madhe tha se kishte parë dritë shumë të shndërritshme në brigjet irlandeze. Një tjetër pilot sugjeroi se objekti mund të ishte një meteor apo diçka e ngjashme.
Piloti që pa dritat e shndërritshme, u shpreh se nuk kishte rrezik për përplasje me aeroplanin, por theksoi se lëvizte me shpejtësi shumë të lartë, pothuajse dy herë më e shpejtë se shpejtësia e zërit.
Pas këtyre raportimeve, Autoritetet Irlandez i Aviacionit Civil ka paraqitur një raport. Ky raport do të hetohet si një proces normal i ngjarjeve konfidenciale, raporton BBC.
/tvklan.al