Familja e këngëtares së Danielle Moore ka bërë thirrje për më shumë ndërgjegjësim dhe kujdes sa i përket ndikimeve nga menopauza.
Ylli i “Crazy P” i dha fund jetën në moshën 52-vjeçare, në muajin Gusht të vitit që sapo lamë pas. Hetimet e akt-ekspertizës dolën këtë të enjte në përfundimin se këngëtarja kishte bërë vetëvrasje. Familjarët e së ndjerës janë shprehur thellësisht të tmerruar nga rezultatet.
Duke e përshkruar gruan e tij si unike dhe të jashtëzakonshme, James Ensell tha se donte të nënvizonte efektet e simptomave neurologjike dhe psikologjike gjatë perimenopauzës.
“Ata thonë se të jesh i paralajmëruar do të thotë të jesh i armatosur, kështu që nëse ndonjë e mirë mund të vijë nga vdekja e Danielle, ndoshta do të jetë rritja e ndërgjegjësimit dhe kuptimit të ndikimit që mund të ketë perimenopauza në shëndetin mendor të grave”, tha ai.
Moore ishte përpjekur që t’i jepte fund jetës në vitin 2010, ndërsa në vitin 2017 ajo u trajtua për çrregullime ankthi. Kohët e fundit, ajo kishte vuajtur nga humori i ulët. Këngëtarja kishte kapërcyer më parë dy periudha të sëmundjeve të rënda mendore. Gjendja e rënduar psikologjike bëri që këngëtarja t’i jepte fund jetës, por miqtë dhe familjarët e saj të tronditur shprehen se mënyra se si ajo vdiq nuk kishte asnjë lidhje me atë se kush ishte ajo në jetë.
Moore iu bashkua Crazy P në 2002 duke lëshuar shtatë albume në studio dhe duke performuar në festivale dhe koncerte të shumta./tvklan.al