Fituesja e madhe e shortit të Albmarket, Ledjona Vila, e cila ka fituar plot 100 mijë euro, ishte e ftuar në studion e emisionit “Stop”në Tv Klan. Bashkë me të ishte edhe vajza, Alesia.
Ledjona ndau emocionet e saj për këtë fitore të papritur dhe tregoi planet për shumën e fituar.
Gentian Zenelaj: Kur ju zuri gjumi mbrëmë?
Ledjona: Nuk fjetëm.
Gentian Zenelaj: Dhe pyetja e dytë: sa anëtarë të fisit ju morën në telefon për të kërkuar para?
Ledjona: Nuk e mbaj mend.
Ledjona tregon edhe bisedën me bashkëshortin për këtë lajm.
Saimir Kodra: Ti mami, gjënë tënde të parë për vete?
Ledjona: Jo, jo, nuk është se…
Saimir Kodra: Epo nga Korça, do të kursejë, normale!
Gentian Zenelaj: T’i ruajmë.
Saimir Kodra: Na duhen se s’i dihet jetës.
Gentian Zenelaj: Ia bëre ndonjë moment burrit kështu ”hë mo” (Gentiani vendos duart në bel).
Ledjona: Jo, nuk e kam këtu bashkëshortin. E kam në Gjermani.
Saimir Kodra: Të mori në telefon?
Ledjona: Po patjetër, i thashë rri andej, mos u kthe këtej.
Por cili është plani i Ledjonës për këto para? Ajo u shpreh se s’ka ndërmend të blejë një makinë a diçka tjetër, por “janë të gjitha për vajzën”, pa dhënë detaje të mëtejshme./tvklan.al