Në shkëmbinjtë në brigjet e Anglisë Jugperëndimore, shkencëtarët kanë gjetur pyllin më të hershëm të fosilizuar në botë. Ai u zbulua në shkëmbinjtë e lartë ranor pranë Somerset të Minehead, afër kampit të pushimeve në Butlin.
Studiuesit nga Universitetet e Kembrixhit dhe Kardifit thonë se aty janë pemët më të vjetra të fosilizuara të gjetura ndonjëherë në Britani dhe njëherësh, pylli më i vjetër i njohur në Tokë. Pemët, të njohura si calamophyton, i ngjajnë palmave dhe arrijnë në gjatësi nga 2 deri në 4 metra.
Studiuesit identifikuan fosilet e bimëve dhe mbeturinat e tyre, si dhe trungjet e fosilizuara të pemëve dhe gjurmët e rrënjëve.
Foto: Shkëmbinjtë ku u zbulua pylli
Shkëncëtarët kanë treguar si se pemët e hershme kanë ndihmuar në formimin e peisazheve dhe stabilizuan brigjet e lumenjve dhe brigjet qindra milionë vjet më parë.
“Kur pashë për herë të parë fotot e trungjeve të pemëve, menjëherë e kuptova se çfarë ishin, bazuar në 30 vjet të studimit të këtij lloji të pemës në mbarë botën”, tha bashkëautori Dr Christopher Berry nga Shkolla e Tokës dhe Shkencave Mjedisore në Cardiff.
Studiuesit thonë se pylli fosil është rreth katër milionë vjet më i vjetër se mbajtësi i mëparshëm i rekordit në Nju Jork. Ai u gjet në Formacionin Ranor Hangman përgjatë brigjeve Devon dhe Somerset dhe daton në periudhën midis 419 dhe 358 milion vjet më parë./tvklan.al