Më 23 Shkurt propozohet si datë për zgjedhjet e parakohshme në Gjermani.
Një zëdhënës i partisë CDU konfirmoi se partitë kishin propozuar bashkërisht datën, ndërsa vuri në dukje se i takonte presidentit të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier të caktojë datën e zgjedhjeve. “Vetëm ai vendos në fund,” tha zëdhënësi.
Scholz fillimisht donte të kërkonte votëbesimin më 15 Janar. Pas presionit publik, ai u shfaq i gatshëm për kompromis të dielën. Partitë opozitare donin që zgjedhjet të mbaheshin që në janar, duke paralajmëruar se Gjermania rrezikonte të mbetej pa drejtues në një kohë krize ekonomike dhe pasi fitorja e Donald Trump në zgjedhjet në SHBA paraqet sfida të reja diplomatike.
Gjermania u zhyt në një krizë politike pasi ai shkarkoi ministrin e tij të Financave Christian Linder.
Scholz, shpreson të sigurojë mbështetje të mjaftueshme të opozitës për të miratuar ligje për të mbrojtur Gjykatën Kushtetuese nga e djathta ekstreme dhe për të financuar Ukrainën përpara se të largohet nga detyra.
Klan News