Erion Todhe: “Ka kaluar pak minuta nga ora 16:00 dhe kam bërë një verifikim në njësinë bashkiake numër 8 në disa prej zonave të votimit. Kjo njësi ka rreth 30 mijë votues, deri tani më rezulton të kenë votuar rreth 45% të qytetarëve. Mendohet që pas orës 17 numri mund të rritet.”
Njësia bashkiake numër 8 është qendër të Tiranës, procesi i votimit ashtu siç duket edhe nga pamjet ka vijuar normalisht gjatë gjithë ditës. Fluksi në orët e parë të ditës ka qenë qenë i pakët dhe nga komisionet mësojmë se qytetarët sa vjen dhe po shtohen në qendrat e votimit. Nuk kanë rezultuar probleme me emrat votuesve dhe nuk janë verifikuar incidente që të shqetësojnë procesin e votimit./tvklan.al