Kur në më shumë se 15 vjet në qarqet akademike shqiptare e mediatike, një nga debatet më të mprehta është rishkrimi i historiografisë së Letërsisë Shqiptare, profesoresha e njohur e Teorisë së Letërsisë, Floresha Dado, e vetmja akademike grua mes gjithë akademikëve shqiptarë mëton të japë një zgjidhje, me studimin e saj “Sfida Teorike e Historiografisë Letrare”, i promovuar mes akademikësh dhe studiuesish të Letërsisë.
Floresha Dado: “Ka ardhur koha tashmë që mendojmë njerëzit, të bëjmë vepër kapitale, një vepër të madhe. Sigurisht histori letërsie çdo individ, çdo studiues dhe kemi praktika të tilla mund të bëjë kushdo, por ama kur flitet për një monument kulture siç është historia e Letërsisë, siç është historia e Shqipërisë etj këtu duhen bërë punë më të organizuara. Të shkruash një histori letërsie nuk mjafton të kësh dëshirë të mirë, nuk mjafton të kritikosh, por në radhë të parë duhet një bazë shumë serioze, teorike për ti zgjidhur problemet ashtu siç janë.”
Studimi i botuar nga Bota Shqiptare nis me një vështrim të thelluar mbi problemet e vjetra dhe aktuale të historisë së letërsisë, për të vijuar më pas me traditën historiografie letrare, ligjërimin letrar e historiko letrar, të artikuluara në plot 16 kapituj, që akademikja Dado ia dedikon një pune voluminoze dhe pasionit për të dhënë argumente, se studimi historik i një letërsie dallon rrënjësisht nga interpretimi estetik./tvklan.al
Gazetare: Irma Toptani