Një person i armatosur ka hapur zjarr në një rrugë në Toronto të Kanadasë, duke vrarë një vajzë të re dhe duke plagosur 13 njerëz të tjerë, një prej të cilëve është në gjendje kritike për jetën.
Autori i sulmit ka mbetur i vdekur pasi thuhet se u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.
Sulmi ndodhi në rrugën “Danforth” të dielën në mbrëmje, kur zona ishte e mbushur me njerëz, raportoi gazeta e Globe and Mail në Kanada.
Sipas BBC, shënjestra e sulmit ka qenë një restorant por motivi mbetet ende i paqartë.
Disa nga të plagosurit u trajtuan në vendngjarje, ndërsa të tjerët u dërguan në spitalet lokale.
Kryetari i Bashkisë së Torontos, John Tori, dënoi sulmin dhe tha se ata ishin thjesht disa njerëz të pafajshëm që po shijonin mbrëmjen e së dielës./tvklan.al