Performaca e Leandrës në “X Factor Albania” në Tv Klan nuk shkoi ashtu siç konkurrentja dëshironte. Pas komenteve të jurisë, Lenadra nuk ka mundur të mbajë dot lotët dhe ka qarë me ngashërim.

Ajo ka thënë se ka një javë që është e stresuar lidhur me performancën e natës së sotme teksa ka shtuar se e ka ndjerë që do të dilte kështu.

Adi Krasta: Në këtë rast, duhet treguar jashtëzakonisht kujdes kur merr një këngë të madhe, kënga e madhe të ngec në fyt zakonisht. Është shumë e vështirë.

Leandra: Kam një javë dhe ajo që tha Adi janë shumë të drejta, i jap shumë të drejtë. Kam një javë që jam shumë e stresuar për këngën dhe e dija shumë mirë që do të dilte kështu.

Adi Krasta: Nëse kjo është një ftesë që të qajmë të gjithë, unë mendoj që të qajmë të gjithë si sallë. Ti je këngëtare shumë e mirë, je një vajzë e mrekullueshme, ti je një potencial zëri i madh artistik. Nuk lejohet të qahet.

Young Zerka: Leandra ti sot vërtetë që shkëlqeve.

Arilena Ara: Unë kam vetëm një frazë të shkurtër për ty. Leandra ime ti i ke të gjithë komponentët për të qenë një fituese potenciale i këtij “X Factor”.

/tvklan.al