Me këngën “Rise like a phoenix”, Petro ka marrë vlerësimet më të larta në “X Factor Albania” në Tv Klan.

Ka qenë Adi Krasta, ai i cili e ka cilësuar këtë si performacën më të mirë në program teksa ka shtuar se nëse sot do të ishte finalja, Petro do të shpallej fitues.

Petro: Unë nga 2 performancat e fundit që kam bërë nuk kanë qenë performancat që duhet të ishin dhe besoj që u riktheva sonte.

Adi Krasta: Kjo është deri më tani performanca më e mirë në program. E dyta, për mënyrën e ndërtimit, për mirëvendosjen, jo vetëm skenografia dhe grafika, por edhe ndriçimi i kolegëve tanë të ndriçimit sot ishte në lartësinë e këngës dhe të performancës. Nëse sot do të kishte qenë finalja, ti do të kishe fituar.

Soni Malaj: Petros vërtetë që duhet të ja kenë frikën të gjithë konkurrentët e tjerë të “X Factor”.

/tvklan.al