Soni Malaj i ka bërë provat e para të muzikës në dollap. Këngëtarja ka treguar në “X Factor” në Tv Klan se zgjidhte dollapin për arsye se shqetësoheshin komshinjtë e po ashtu kërkonte që emocionin ta përjetonte njëherë me zërin e saj.
Alketa Vejsiu: Unë në fakt Soni kisha shumë dëshirë të dëgjoja versionin tënd të kësaj kënge sepse unë gjithmonë kur të kam njohur ty 15 vjeç tek “Spirit Voice”, nuk e di përse të kam identifkuar me një Mariah Carey dhe një Whitney Houston shqiptare dhe më kujtohet se në intervistën tënde të parë fare, kur ti ke qenë studente në Gjuhët e Huaja flisnit sa herë e dëgjonit këngët e Whitney dhe Mariah për të marrë ngjyrat e zërit të tyre.
Soni Malaj: Sot konkurrentët kanë nderin të jenë në “X Factor”, unë atëherë mbyllesha në dollap. Këndoja një ditë Mariah, një ditë Whitney. Nuk i kemi pasur këto kushte.
Alketa Vejsiu: Po përse në dollap?
Soni Malaj: Sepse shqetësoheshin komshinjtë. Unë gjithmonë kam dashur që të bëhem këngëtare baladash dhe kërkoja që emocionin ta përjetoja njëherë me zërin tim nëse emocionohesha ose jo.
/tvklan.al