Këto janë pamjet që ka siguruar Klan News nga momenti i ngjitjes së 12 emigrantëve në anije. Këta të fundit kanë qëndruar vetëm 48 orë në Shqipëri, në qendrën e pritjes në Shëngjin dhe kampin e Gjadrit.
Siç raporton gazetari Martin Marku, anija “Guardia Costiera” është nisur nga brigjet e Shqipërisë drejt Italisë, ndërsa ka zgjatur një orë ankorimi i saj.
“Nuk do te ketë ndalesë në portin e Vlorës, anija do zbarkojë në Bari të Italisë”, raportoi Marku.
Nga kampi i Gjadrit deri në portin e Shëngjiniit, emigrantët janë shoqëruar nga policia shqiptare dhe forca të Guardia di Finanza. Tanimë ata do të strehohen në një kamp tjetër në Itali në pritje të përgjigjes për kërkesat e azilit.
I gjithë procesi po monitorohet nga autoritetet italiane. Ky vendim për largimin e tyre nga Shqipëria u mor nga Gjykata e Romës, që përcakton si vende të sigurta ose jo shtetet e origjinës prej nga vijnë emigrantët.
/tvklan.al