12 – vjeçari Jake Taylor ishte me pushime në një rezort në Afrikën e Jugut, kur u pickua nga një kobra mozambiku. Ai po flinte gjumë, kur zvarraniku e pickoi nga pas.

I mituri u zgjua i tmerruar, me gjarpërin që qëndronte mbi trup dhe e shtyu instiktivisht tutje. Ai u dërgua me urgjencë në spital dhe fatmirësisht arriti të shpëtonte. 

jake

Megjithatë, pickimi nga ky lloj gjarpëri nuk kalon aq lehtë, pasi helmi i tij shkakton dëmtime të indeve dhe simptoma të tjera afatgjata.

Sipas britanikes “Mirror”, Jake ishte me fat pasi sasia e helmit nuk ishte e madhe, në të kundërt pasojat do të kishin qenë edhe më të rënda.

kobra

Pavarësisht dhimbjes që ndjen ende, 12 – vjeçari thotë që dëshiron t’i tregojë botës triumfin e tij kundër natyrës dhe këtë po e bën edhe me gjarpërin të ngordhur, të cilin e ruan në një kavanoz.

Helmi i kobrës së Mozambikut përmban neurotoksinë postsinapatik dhe citotoksinë dhe ata që i mbijetojnë zakonisht kanë pasoja gjatë gjithë jetës./tvklan.al