Një i ri shqiptar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Itali. Viktima është 23-vjeçari me iniciale L.B, i cili banonte në provincën Bra, në Cuneo.
Alarmi është ngritur nga prindërit e tij, të cilët jetojnë në Itali dhe janë të pajisur me dokumente të rregullta. Ata kishin shkuar në banesë, por djali i tyre nuk e hapte derën dhe as telefonin , çka ka bërë që ata më pas të lajmëronin policinë.
Ka qenë ndërhyrja e efektivëve të policisë, që ka bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të të riut.
Mediat italiane shkruajnë se asnjë pistë nuk mund të përjashtohet, madje as ajo e vrasjes.
23 –vjeçari rezulton një emër i njohur për policinë, pasi kishte precedentë të mëparshëm penal, për shpërndarje droge dhe përndjekje.
Për këtë të fundit, ai ndodhej në arrest shtëpiak, pasi kishte kërcënuar dhe përndjekur ish të dashurën e tij./tvklan.al