Policia e Shtetit ka bërë publike listën e kandidatëve të cilët aspirojnë për t’u emëruar drejtor policie në qarqe. Janë 43 emra, mes të cilëve janë dhe drejtues aktual në drejtoritë vendore.

Për të patur një mandat ka aplikuar drejtori aktual i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, i cili prej 2 vitesh mban pozicionin e kryepolicit të kryeqytetit. Gjatë kësaj kohe në Tiranë janë goditur grupe të trafikut të kokainës, nuk kryer ngjarje të rënda kriminale, apo janë zbardhur vrasje të vjetra të përplasjeve mes grupeve. Krahas Vocajt kanë aplikuar edhe krerët aktual të policisë së Lezhës, Gjirokastrës, Kukësit, Vlorës, Korçës, Fierit, dhe Durrësit.

12 prej tyre do të përzgjidhen nga një komision i posaçëm, siç u aplikua edhe për zgjedhjen e Drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Komisioni përbehet prej 3 drejtuesve të lartë, nga radhët e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Vlerësimi i kandidatëve do të marrë 10 ditë kohë, me qëllim verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore, ndërsa komisioni më pas do listojë kandidatët që plotësojnë kriteret dhe ata që s’kualifikohen.

Klan News