2 nga 38 kandidatët në garë për të qenë në krye të 1 prej 12 drejtorive të policisë në qarqe kanë ankimuar pikët e marra nga Komisioni i Vlerësimit.
Bëhet fjalë për Lorenc Panganikën dhe Adriatik Tafçiun, të rankuar në vendin e 16 dhe 19, të cilët brenda 5 ditëve do u rishikohen pikët e dhëna nga Komisioni i Vlerësimit.
Më pas, po ky komision brenda javës do zgjedhë drejtorët e qarqeve, emrat e të cilëve do marrin firmën e drejtorit të përgjithshëm.
Ndërkohë këtë të martë, policia ka publikuar emrat e 290 aplikantëve për 48 komisariate, kandidatë të cilët gjithashtu do vlerësohen nga komisioni.
Tv Klan