Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Gjykata e Gjirokastrës dënon me 43 vite burg pesë trafikantë që donin të transportonin në Greqi 1700 kg hashash, si dhe me 500 mijë lëkë gjobë noteren që kishte kryer të gjitha falsifikimet e trafikantëve. Trupi gjykues ka dënuar me 15 vjet burgim Florian Shamelin, 13 vite Armand Bogdanin dhe po kaq edhe Armando Çangën.
Ndërsa për drejtuesin e mjetit Dashnor Myrtaj 2 vjet e 11 muaj. Ky i fundit është i vetmi person i arrestuar, ndërsa të tjerët gjykohen në mungesë. Ndërkohë që noteria Zegjine Sina, që ka falsifikuar dokumentet e trafikantëve është dënuar vetëm me 500 mijë lekë të reja gjobë.
Prokuroria kishte kërkuar 63 vite burgim për të akuzuarit, por gjykata i ka reduktuar 20 vjet. Ngjarja për të cilën u dënuan trafikantët, ndodhi në Korrik të vitit 2002, kur policia e Gjirokastrës ndaloi në kufi maunën me targa të Tiranës dhe gjeti në të 1700 kg lëndë narkotike të fshehur në pjesën e pasme të frigoriferit që ishte nisur për në Greqi./tvklan.al