Prokuroria e Posaçme ka mbushur 5 vite nga krijimi i tij. Puna e SPAK gjatë kësaj periudhe, sipas analistit Baton Haxhiu, ka arritur të krijojë institucionin e frikës.
“SPAK për këto 5 vite ka bërë më shumë se sa unë e kam pritur. Ka krijuar atmosferë sigurie. Ka vendosur drejtësi jo me maksimalizimin e gjykimit po duke ndërtuar institucionin e frikës që ka fituar betejën me ata të cilët nuk kanë ditur për frikë asnjëherë”, u shpreh Baton Haxhiu gjatë emisionit Opinion në Tv Klan.
Sipas Haxhiut, SPAK ka krijuar siguri, besueshmërinë dhe autoritetin.
“Edhe pse konsiderohet si drejtësi selektive, ndonjëherë rrethanat sociale dhe politike SPAK i ka ndërtuar në mënyrën milimetrike. Fakti që ata ndërtojnë rrëfimin e vetë të ngadaltë për të krijuar sigurinë, besueshmërinë dhe autoritetin, këto 3 kategori SPAK i ka arritur.
Në këto 5 vite është ndërtuar një sistem tjetër që pandëshkueshmërinë e ka arritur dhe e ka bërë fakt. Brenda drejtësisë së SPAK ka individë që bëjnë marrëveshje, elementët brenda SPAK, BKH kanë toleranca që ndonjëherë e irritojnë publikun. Ajo që SPAK po mundohet është se nuk po bën drejtësi selektive”, deklaroi Baton Haxhiu.
/tvklan.al