Në një raportim ekskluziv të televizionin rus, “

Rusia Today”

, janë bërë të ditura ndodhi mizore të ndodhura në zonat e kontrolluara nga shteti islamik në Mosul.

Ndërsa beteja historike për çlirimin e Mosul ka nisur që në fundin e vitit të kaluar, mijëra civile janë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në mes të përpjekjeve gjithnjë e më të tmerrshme nga luftëtaret e ISIS, të cilët i kanë përdorur civilet si  mburoja njerëzore

Sipas

Rusia Today

, beteja e vazhdueshme tregon se është çnjerëzore nga të dy krahët e luftimeve. Ndërkohe që shteti islamik ka kryer mizori si prerje kokash dhe gjymtyrësh ndaj civile vetëm për t’i ndaluar ata nga arratia që ka marrë.

Ushtria e Irakut dhe aleatet e saj kanë bërë shumë  pak për t’i ndihmuar civilet në arrati.

Rreth 750.000 mijëra civile kanë mbetur ende të bllokuar në zonat e kontrolluara nga shteti islamik në Mosul.

Përpos zhvillimeve nga kampet e civilëve, nga fronti i luftimeve vijnë të dhëna se forcat irakiane dhe të koalicioni po kryejnë ajrore ndaj xhihadistëve pavarësisht nga prania civile në zonë.

Disa mijëra njerëz janë vrarë dhe plagosur në betejën për Mosulin, që kur ushtria irakiane e  përkrahur nga  koalicioni i mbështetur nga SHBA, filloi operacionin për të rimarrë qytetin nga terroristet në 17 tetor.

Megjithatë forcat e koalicioni kanë arritur të çlirojnë një pjesë të qytetit në lindje të lumi Tigër pas 100 ditëve luftimesh intensive.

Tv Klan