Në 90 vjetorin e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, presidenti i republikës Bamir Topi ka kërkuar që të rishikohet strategjia e punësimit, si një nga pikat kryesore për përballimin e efekteve të krizës ekonomike, në mënyrë që ajo të ndihet sa më pak dhe aty ku ndihet të dilet sa më shpejt prej saj.
Bamir Topi: “Përballimi i efekteve të mundshëm të krizës, kërkon rishikimin e strategjisë, ose masa të punësimit ët rinisë, të grave veçanërisht në zonat periferike të qyteteve të mëdha, duke i kushtuar vëmendje të veçantë nxitjes së eksporteve, sidomos industrive fason që punësojnë një numër tejet të konsiderueshëm grash dhe vajzash, nga familje me të ardhura të pakta që preken nga papunësia dhe ulja e dërgesave të parave nga migracioni.”
Duke iu referuar masave që po merren për përballimin e krizës globale, Topi shprehu bindjen se në 2010 do të ketë rritje të ekonomisë. Nga ana tjetër drejtori i zyrës nënrajonale të ILO-s, në Budapest, u shpreh se Shqipëria është një nga vendet e rrezikuara nga kriza globale, por ai shtoi, se do se kjo organizatë do ti përgjigjet çdo kërkese të qeverisë shqiptare për asistencë nëse do ët jetë e nevojshme.
Mark Levin: “Organizata Ndërkombëtare e Punës është e gatshme t’i përgjigjet çdo kërkese për asistencë nga ana e qeverisë shqiptare, ndërkohë ne jemi duke punuar me partnerë të tjerë social që janë sindikatat dhe organizatat e punëdhënësve. Ne mendojmë se efekti i punës tonë do të vihet në disa drejtime kryesore, së pari në çështjen e ruajtjes së të drejtave të njerëzve sepse në kushtet e krizës dhe në humbjen e vendeve të lira të punës, të drejtat njerëzore tashëm të arritura me mund, mund të shkatërrohen. Do të bëjmë rivitalizim të jetës ekonomike në dhënien e kredive.
Zoti Levin kërkoi gjithashtu nga qeveria shqiptare vëmendje të veçantë për skemat asistenciale./tvklan.al
Gazetare Brunilda Cami