Nëse ekziston një destinacion që po përjeton një rritje absolute të popullaritetit dhe numrit të vizitorëve gjatë viteve të fundit, është Shqipëria, shkruhet në një artikull të revistës australiane “9Travel”.

Vendi regjistroi një numër rekord vizitorësh të huaj, 4,5 milionë në gjashtë muajt e parë të 2024 , një rritje prej 34% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Me plazhe mahnitëse, ushqim të mrekullueshëm, vendas miqësorë, një kulturë dhe histori të pasur dhe çmime relativisht të lira, nuk është çudi që Shqipëria po kthehet në një pikë të rëndësishme turistike.

Revisa rekomandon disa aktivitete që mund të bëhen në Shqipëri, duke nisur nga eksplorimi i plazheve të bukura, ngjitjet në mal, dhe sidomos në alpe si dhe vizita në qytetet historike.

Në artikull Shqipëria për turistët mund të ndahet në tre zona kryesore: bregdeti, malet dhe kryeqyteti Tirana. Për pushimet në plazh, rekomandohen plazhet e Sarandës, Ksamilit dhe Himarës si mundësitë më të mira. Për një atmosferë më shumë natyrale, drejtohuni në veri të vendit. Alpet Shqiptare ofrojnë një sërë shtigjesh për ecje me peizazhe mahnitëse.

Berati dhe Gjirokastra janë dy qytete magjepsës, të cilat duhet të vizitohen nga adhuruesit e historisë, pasi këto qytete janë listuar në trashëgiminë e UNESCO-s. Tirana ia vlen të vizitohet të paktën për disa netë. Qëndroni në qendër të qytetit për të shijuar kulturën dhe jetën e natës dhe merrni teleferikun në mal për të shijuar pamje të mahnitshme të malit të Dajtit. Në artikull rekomandohet se Prilli dhe Maji apo Shtatori janë muajt më të mirë për të shmangur turmat e turistëve dhe vapën përvëluese, pasi Korriku dhe Gushti janë muajt më të ngarkuar të verës.

Kur krahasohet me destinacione të ngjashme evropiane, si Franca, Italia, madje edhe Kroacia, Shqipëria është një destinacion shumë buxhetor.

Akomodimi nuk do t’ju kushtojë më shumë se 50 Dollarë në natë edhe në vende të këndshme qendrore. Një vakt kushton rreth 5-10 Dollarë, dhe kostoja do të ishte me e lartë vetëm nëse do të zgjidhnit një restorant më të shtrenjtë pasi në këtë vend të vogël ka edhe restorante apo hotele shumë luksoze edhe të shtrenja.

Klan News