Kjo e sotmja mund të jetë dita e fundit në Tokë, por nuk ka nevojë për panik.
Ky është parashikimit i një grupi që është i fiksuar në teoritë konspirative.
Të pastepur nga të gjitha parashikimet e dështuara deri më sot, mbi datën ekzakte se kur do të vijë fundi i botës, grupi “End Times Profecies” pretendon se fundi do të ndodhë diku gjatë 24 orëshit të datës së sotme.
Ku bazohet teoria e tyre këtë herë?
Tek polet magnetike të Tokës, që sipas tyre do të ndërrojnë vend me njëri – tjetrin.
Në një video të postuar në YouTube, “End Times Prophecies” thotë se fundi i botës do të përkojë me ardhjen e dytë të Jezu Krishtit në Tokë, që koiçidon edhe me rrokullisjen magnetike të poleve.
Videoja që është parë nga mbi 5 milionë persona, pretenton se ndryshimi i pozicioneve të poleve magnetike do të shkaktojnë tërmete në mbarë botën./tvklan.al