Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu thotë se projektligji “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” vjen në mënyrë organike paralelisht me një sërë politikash shëndetësore e sociale që kanë impakt në përmirësimin e shëndetit seksual, sidomos për të rinjtë e adoleshentët.
“Projektligji “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” vjen në mënyrë organike paralelisht me një sërë politikash shëndetësore e sociale që kanë impakt në përmirësimin e shëndetit seksual, sidomos për të rinjtë e adoleshentët, por edhe atij riprodhues, me synim përcaktimin e rregullave të qarta, sipas praktikave më të mira kombëtare e ndërkombëtare në lidhje me organizimin, funksionimin dhe monitorimin e veprimtarive që zhvillohen në këtë fushë”, shkruan Albana Koçiu.
Më tej, ministrja Koçiu thotë se prej disa ditësh ky ligj i është nënshtruar konsultimit publik në regjistrin elektronik me qëllim që të ndihmojë në në përthithjen dhe reflektimin e mëtejshëm të opinioneve të grupeve të interesit. Pas përfundimit të konsultimit publik, ky projektligj do të shkojë për votim në Parlament.
“Prej disa ditësh ky ligj i është nënshtruar konsultimit publik në regjistrin elektronik të konsultimit publik, procedurë kjo që ndihmon në përthithjen dhe reflektimin e mëtejshëm të opinioneve të grupeve të interesit, profesionistëve të shëndetësisë, organizatave jo fitimprurëse, atyre të shoqërisë civile, të cilat janë të angazhuara në çështje të shëndetit seksual dhe riprodhues, të të drejtave të të rinjve dhe adoleshentëve, grave etj. Pas përfundimit të këtij procesi, ligji do të reflektojë edhe përfundimet e nxjerra nga këto konsultime, deri në rrugëtimin e tij në Parlament”, thekson ministrja Koçiu.
Projektligji “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” vjen në mënyrë organike paralelisht me një sërë politikash shëndetësore e sociale që kanë impakt në përmirësimin e shëndetit seksual, sidomos për të rinjtë e adoleshentët, por edhe atij riprodhues,
— Albana Koçiu (@albana_kociu) April 24, 2024
Ditën e djeshme, Tv Klan, i kushtoi një vëmendje këtij projektligji që i hap rrugë lejimit të abortit dhe tek të miturat e grupmoshës 16 vjeç. Sipas nenit 12 të kësaj nisme, për ndërprerjen e shtatzënisë, adoleshentet mund të abortojnë edhe pa djeninë e prindërve.
Nismëtarët e argumentojnë këtë fakt me mundësinë që e mitura mund të përjetojë dhunë në familje nëse merret vesh që është shtatzënë. Po ashtu, aborti lejohet të kryhet edhe në rastin kur një femër është më shumë se 14-javëshe dhe kjo brenda 3 ditëve kur e konstaton mjeku.
Aborti lejohet të kryhet vetëm në instancat shëndetësore shtetërore dhe klinikat e licencuara. Po ashtu mjeku specialist obstetër gjinekolog, që në vizitën e parë duhet të informojë gruan për rreziqet mjekësore që sjell ndërprerja e shtatzënisë, si dhe problemet e mundshme shëndetësore të ndërhyrjes mjekësore./tvklan.al