Në 34 Qendra Shëndetësore Verore nga 1 Qershori deri më 30 Shtator, janë realizuar mbi 80 mijë vizita mjekësore, ku 32% e tyre ishin për shtetas të huaj. Kështu u shpreh nga Vlora Ministrja Albana Koçiu, duke e konsideruar si mision me sukses këtë shërbim.
Albana Koçiu, Ministre e Shëndetësisë: Janë rreth 80 mijë vizita që përballuan qendrat shëndetësore verore. Një rritje me afro 20% nga viti i shkuar gjë që tregoi se duhet të vlerësojmë ato pika turistike të cilat patën ngarkesë.
Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi se Qendrat Shëndetësore Verore që pritën fluksin më të madh ishin në Velipojë, Mali i Robit dhe Orikum dhe për përballimin e tij u angazhuan rreth 2,100 mjekë, infermierë dhe staf mbështetës.
Klan News