“E bukura More” është një nga këngët më të bukura dhe të vjetra arbëreshe që këtë herë ka ardhur në një version të ri e të freskët nga një katërshe fantastike. Merita Halili e Alma Manera kanë kombinuar në një duet zërat e tyre, ndërsa Kozeta Prifti e Raif Hyseni kanë shkrirë tingujt e pianos e fizarmonikës duke krijuar në fund një kuartet harmonik.
Por ky bashkëpunim nuk është vetëm një realizim projekti sepse njëkohësisht vjen si rezultat i miqësisë së gjatë mes tyre. Gjatë bisedës në “Rudina” në Tv Klan, Merita dhe Kozeta rrëfejnë fillimet e shoqërisë së ngushtë që nisi 40 vite më parë.
Merita Halili: Jam e emocionuar siç tha edhe Kozeta sepse në këtë studio, Kozetën e kam më shumë se motër. Jam pas 40 vjetëve në të njëjtën studio. Në radio televizion kemi qenë që të vogla dhe sot jemi përsëri bashkë.
Kozeta Prifti: Ishim 16 vjeçe kur kemi qenë në ato emisionet që bënte Radio Tirana.
Rudina Magjistari: Merita këndonte, ti i bije pianos atëherë apo…
Kozeta Prifti: Merita ishte talent që po shpërthente, unë s’e them dot sesi isha, kisha rol tjetër, sekretare e rinisë. Kurrë s’e kishim menduar që do të bashkoheshin rrugët tona, ne jemi të lidhura.
Rudina Magjistari: Ndërkohë kishe filluar ti të luaje në piano?
Merita Halili: Absolutisht, Kozeta kishte filluar që në klasë të parë./tvklan.al